LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e Wagnerit kanë filluar me dorëzimin e armëve te ministria e Mbrojtjes – bëhet fjalë për tanke, raketa e shumë municion

Pjesëtarët e Wagnerit kanë filluar me dorëzimin e armëve te ministria e Mbrojtjes – bëhet fjalë për tanke, raketa e shumë municion

Grupi mercenar rus Wagner po përfundon dorëzimin e armëve për forcat e armatosura të rregullta ruse, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Njoftimi u shoqërua me një video që tregon tanke, raketa dhe armë të tjera të rënda, transmeton Telegrafi.

Ministria ruse pretendon se pjesëtarët e Wagner dorëzuan më shumë se 2,000 pjesë pajisje dhe më shumë se 2,500 tonelata municione.


Kujtojmë se mercenarët morën kontrollin e Rostov gjatë një rebelimi të armatosur jetëshkurtër më 24 qershor, dhe rrëzuan një numër të pacaktuar helikopterësh ushtarakë, duke vrarë pilotët e tyre, shkruan Reuters.

Iu refuzua kërkesa për anëtarësim në NATO - këto janë pesë angazhimet që mori aleanca për Ukrainën
Lexo po ashtu Iu refuzua kërkesa për anëtarësim në NATO - këto janë pesë angazhimet që mori aleanca për Ukrainën

Rebelimi përfaqësoi sfidën më serioze për Putinin që kur ai mori detyrën si president i Rusisë në ditën e fundit të vitit 1999.

Rebelimi përfundimisht përfundoi me një marrëveshje, sipas së cilës shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, pranoi të shkonte në Bjellorusi në këmbim të heqjes së çështjes penale kundër tij.

Luftëtarëve të tij iu dha mundësia të shkonin me të në Bjellorusi, të bashkoheshin me forcat e rregullta ruse ose të shkonin në shtëpi.

Një i vdekur nga sulmet ruse me dronë në Kiev
Lexo po ashtu Një i vdekur nga sulmet ruse me dronë në Kiev

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se transferimi i armëve po bëhet “në përputhje me planin”. Mbetet shumë e paqartë për zbatimin e marrëveshjes, duke përfshirë vendndodhjen e Prigozhin.

Kremlini e pranoi këtë javë se Putin u takua me Prigozhin më 29 qershor, pesë ditë pas kryengritjes.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit treguan se aeroplani i lidhur me Prigozhin u nis nga Moska për në Bjellorusi të martën mbrëma, por ishte e paqartë nëse ai ishte në bord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori