LAJMI I FUNDIT:

Natalija Tasevska dhe Elvin Veli zgjidhen prokurorë në Prokurorinë Themelore të RMV-së

Natalija Tasevska dhe Elvin Veli zgjidhen prokurorë në Prokurorinë Themelore të RMV-së

Këshilli i prokurorëve publikë zgjodhi Natalia Tasevskan dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç tyre, janë regjistruar edhe katër kandidatë të tjerë të cilët nuk janë përzgjedhur, pikërisht Valentina Stojanovska, Vilma Ruskoska, Danica Moneva dhe Zlatko Bikovski.


Kërkesa e kandidatit Islam Abazi është tërhequr pasi në ndërkohë është zgjedhur kryetar i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në seancën e sotme të 82-të, Këshilli po diskuton edhe për zgjedhjen e prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, Prokurorinë Themelore Publike Kavadar dhe Prokurorinë Themelore Publike Shkup./Telegrafi/