Dy mijë e 500 euro është shuma me të cilën 186 familje në Mitrovicë u kompensuan nga komuna, për dëmet që kishin pësuar nga vërshimet në fillim të këtij viti.
Ekzekutimi i këtyre mjeteve financiare u bë javën e kaluar, ndërsa në listën e pritjes për t’u kompensuar janë edhe 16 familje.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, në një prononcim për Telegrafin tha se këto familje do të kompensohen në momentin kur të plotësojnë dokumentacionet e kërkuara.
“Komisionet në terren kanë mbledhur të gjitha të dhënat lidhur me dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet. Kryetari Bedri Hamza i pati ndarë 500 mijë euro për ekonomitë familjare, pra familjet që janë dëmtuar brenda shtëpisë e jo oborret dhe bodrumet”.
Gjithsej kanë bërë kërkesë 202 familje, për 186 prej tyre janë ekzekutuar pagesat ndërsa për familjet e tjera po zhvillohen procedura pasi ende nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara e në momentin që i plotësojnë dokumentacionet që kërkohen do t’u kompensohen dëmet në vlerë 2 mijë e 500 euro”, kanë thënë Maxhuni.
Përveç Mitrovicës, dëme të mëdha nga vërshimet e janarit ka pësuar edhe Skenderaj.
Nga kjo komunë thonë se vlera e dëmeve është rreth 12 milionë e 200 mijë euro, megjithatë shtojnë se nuk kanë buxhet për t’i kompensuar qytetarët e prekur.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, në një prononcim për Telegrafin tha se janë në pritje të ndihmës nga ana e Qeverisë.
“Si fazë e parë ne u kemi ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet përmes disa ndihmave që kanë dhënë qytetarët dhe po presim pasi është obligim i Qeverisë që sipas ligjit t’i kompensojë dëmet. Për momentin nuk kemi buxhet për të ndarë”.
“Dëmet janë 12 milionë e 200 mijë euro ndërsa ne e kemi buxhetin shumë të vogël. Është e pamundur”, u shpreh Nura.
Ai tutje tha se ka shumë kërkesa nga qytetarët që kërkojnë të kompensohen, ndërkaq shtoi se janë tri biznese familjare të cilat janë shuar për shkak të dëmeve të pësuara.
“Kemi shumë kërkesa nga qytetarët të cilët kërkojnë që të kompensohen. Janë tri raste që janë shuar bizneset familjare për shkak të dëmeve. Nuk po kemi mundësi që ta bëjmë as rishikimin e buxhetit, sepse kemi edhe ura të cilat janë dëmtuar e në tri prej tyre është urgjente që të investohet pasi janë të rëndësisë më të madhe”.
“Në rast se do të mund ta bënim rishikimin e buxhetit do të mund të bënim të paktën rregullimin e tyre si dhe realizimin e disa projekteve të tjera”, shtoi Nura.
Se komunat nuk kanë buxhet për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet thotë edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai në një prononcim për Telegrafin tha se kompensimi i dëmeve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore është përgjegjësi e nivelit qendror.
“Kryetarët e komunave që nga fillimi i kanë ndihmuar qytetarët me kapacitetet që i kanë. Përgjegjësi ligjore për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore e ka niveli qendror, por komunat me aq kapacitete buxhetore që kanë e të cilat janë të pamjaftueshme po mundohen që t’u dalin në ndihmë qytetarëve”, deklaroi Ibrahimi.
Sa i përket rishikimit të buxheteve komunale, ai tha se kjo gjë po pamundësohet nga Ministria e Financave tash e dy vjet.
“Buxhetet komunale miratohen në shtator. Nëse dëshiron një komunë që të bëjë rimbursim të dëmeve duhet që ta rishikojë buxhetin komunal – gjë të cilën nuk po e lejon Ministria e Financave tash e dy vjet dhe po i bllokojnë komunat”, u shpreh mes tjerash kryetari i AKK-së.
Qeveria e Kosovës ndërkohë disa herë ka premtuar se shumë shpejt do të nisë kompensimi financiar i komunave të prekura nga vërshimet, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Telegrafi ka pyetur Ministrinë e Financave dhe atë të Bujqësisë lidhur me këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje nga asnjëri dikaster. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova