LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm PSG mund ta përballojë blerjen e Osimhen”, De Laurentiis zbulon shifrën e çmendur që kërkon për sulmuesin

“Vetëm PSG mund ta përballojë blerjen e Osimhen”, De Laurentiis zbulon shifrën e çmendur që kërkon për sulmuesin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka ftuar Paris Saint-Germain të bëjë ofertë për blerjen e sulmuesit Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian pritet të qëndrojë në Napoli edhe për sezonin e ri, pasi klube si Bayern Munich dhe Manchester United nuk duken të gatshme të paguajnë shifra të çmendura.


Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka thënë se PSG mund ta blejë Osimhen, por vetëm nëse vendos 200 milionë euro.

PSG po bën një transferim që do ta shkundë afatin kalimtar veror
Lexo po ashtu PSG po bën një transferim që do ta shkundë afatin kalimtar veror

“I vetmi klub që mund të përballojë të na largojë Osimhen është Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Pra, nëse Nasser Al-Khelaifi dëshiron të nxjerrë 200 milionë apo më shumë, atëherë ne do të presim dhe do të vlerësojmë”, përfundoi italiani.

Nga ana e tij, Osimhen ka deklaruar se është i lumtur që do të mbetet me Napolin këtë sezon. /Telegrafi/