SHBA-ja e ka konfirmuar se do ta furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake.
CNN raportoi për herë të parë javën e kaluar se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po e konsideronte fuqimisht miratimin e transferimit të armëve të diskutueshme në Ukrainë, forcat e së cilës e kanë pasur të vështirë të bëjnë avancime të mëdha në një kundërofensivë disa-javore.
Çfarë duhet të dini për këto armë dhe pse janë të diskutueshme.
Çfarë janë municionet thërrmues?
Municionet thërrmuese, të quajtura edhe bomba thërrmuese, janë bombola që mbajnë dhjetëra deri në qindra bomba më të vogla, të quajtura gjithashtu si nën-municione, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Bombolat mund të hidhen nga aeroplanët, të lëshohen nga raketat ose të shkrepen nga artileritë, prej armëve detare ose nga raketahedhëset.
Bombolat lëshojnë bombat në një lartësi të caktuar, në varësi të zonës së objektivit të synuar, dhe ato bomba të vogla bien të shpërndara mbi atë zonë. Ato shkrihen nga një kohëmatës për të shpërthyer më afër ose në tokë, duke përhapur copëza që janë krijuar për të vrarë trupa ose për të shkatërruar automjetet e blinduara si tanke.
Me cilat lloje të bombave thërrmuese do ta furnizojë SHBA-ja Ukrainën?
SHBA-ja ka një rezervë municionesh thërrmuese të njohura si DPICM, ose municione konvencionale të përmirësuara me qëllime të dyfishta, që nuk i përdorë më pas heqjes së tyre gradualisht në vitin 2016.
Sipas një artikulli eArmor që i përket Ushtrisë Amerikane, DPICM-të që Washintoni do t’ia japë Kievit shkrepën nga një lloj artilerie 155 mm, ku secila bombol mban 88 bomba të vogla.
Çdo bombë e vogël ka një rreze vdekjeprurëse prej rreth 10 metrave katrorë, kështu që një bombol e vetme mund të mbulojë një sipërfaqe deri në 30,000 metra katrorë në varësi të lartësisë që lëshon bombat.
Mund të duhen 10 ose më shumë bomba të vogla për të shkatërruar një automjet të blinduar, por mund të duhet vetëm një për të çaktivizuar armët e mjetit të blinduar ose për ta bërë atë të palëvizshëm.
Çfarë dimë tjetër për këto armë
Municionet thërrmuese përmbajnë eksplozivë të shumtë që lëshohen në një zonë deri në madhësinë e disa fushave të futbollit. Ato mund të hidhen nga një aeroplan ose të lëshohen nga toka ose deti.
Nën-municionet lëshohen nga aeroplanët dhe bien në tokë. Ato mund të variojnë nga dhjetëra në shumë qindra.
A janë përdorur më parë bombat thërrmuese në luftën e Ukrainës?
Po, sikurse ukrainasit ashtu edhe rusët kanë përdorur bomba thërrmuese që kur Rusia nisi pushimin në shkurt të vitit 2022. Kohët e fundit, forcat ukrainase kanë filluar të përdorin municione thërrmuese të ofruara nga Turqia në fushën e betejës.
Por zyrtarët ukrainas kanë i kanë bërë thirrjes SHBA-së të për ta furnizuar me municione thërrmuese që nga viti i kaluar.
Pse municionet thërrmuese janë më të diskutueshme se bombat e tjera?
Kur bombat e vogla bien në një zonë të gjerë, ato mund të rrezikojnë civilët.
Përveç kësaj, diku midis 10 për qind deri në 40 për qind të municioneve dështojnë, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Municionet e pashpërthyera mund të aktivizohen nga ndonjë aktivitet civil vite apo edhe dekada më vonë.
Koalicioni i Municioneve Thërrmuese, një grup aktivist që përpiqet të ndalojë armët kudo, thotë se nën-municionet thërrmuese potencialisht vdekjeprurëse ende qëndrojnë të fjetura në Laos dhe Vietnam 50 vjet pas përdorimit të tyre.
Në një deklaratë të premten, Human Rights Watch tha se Ukraina dhe Rusia kishin vrarë civilë me përdorimin e tyre të municioneve thërrmuese në luftë.
“Municionet thërrmuese vrasin dhe gjymtojnë pa dallim dhe shkaktojnë vuajtje të gjerë njerëzore”, tha Gilles Carbonnier, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në një konferencë mbi municionet në Zvicër vitin e kaluar.
“Çdo përdorim i municioneve thërrmuese, kudo, nga kushdo, duhet të dënohet”, tha Carbonnier.
Pjesa më e madhe e botës e ka ndaluar përdorimin e këtyre armëve përmes Konventës për Municionet Thërrmuese (CCM), e cila gjithashtu ndalon grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e tyre.
Megjithëse 123 vende i janë bashkuar asaj konvente, Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Rusia dhe 71 vende të tjera nuk i janë bashkuar.
Përdorimi i municioneve për të sulmuar trupat ose automjetet e forcave kundërshtare nuk është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por goditja e civilëve me armë mund të përbënte një krim lufte, sipas Human Rights Watch.
Ku janë përdorur më parë bombat thërrmuese?
Armët thërrmuese janë përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe në shumë konflikte që nga ajo kohë, sipas Koalicionit të Municioneve Gërmuese.
SHBA-ja i përdori armët për herë të fundit në Irak nga viti 2003 deri në vitin 2006, sipas këtij koalicioni.
Forcat amerikane filluan t’i largojnë ato në vitin 2016 për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët, sipas një deklarate të vitit 2017 nga Komanda Qendrore e SHBA-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: “Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”
Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza
Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në ‘skenën e të shtënave’
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja
Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza
Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në 'skenën e të shtënave'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri