LAJMI I FUNDIT:

Begaj në Baku: Shqipëria dhe Azerbajxhani, të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjetik

Begaj në Baku: Shqipëria dhe Azerbajxhani, të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjetik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjetik.

Gjatë vizitës së tij në Baku ku u prit nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Begaj u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tejet konstruktive.

“Këtë vit shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Mendoj se kemi mjaft arsye për të qenë krenar për këto marrëdhënie, të cilat janë sot më të mira se kurrë ndonjëherë. I shpreha vlerësimin tim presidentit Aliyev për kontributin thelbësor për forcimin e tyre. Vitin e shkuar, presidenti Aliyev vizitoi Tiranën, shënoi vizitën e parë të një presidenti azer në Shqipëri. Kemi shumë arsye për hapa të mëtejshëm, për dialog të suksesshëm. Kemi shumë arsye për të festuar këtë 30 vjetor miqësie,” tha Begaj.


“Në Baku, në vitin 2024 do të mbahet takimi tjetër, është një tregues i qartë i marrëdhënies konstruktive mes dy vendeve. I dashur president, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjitik. TAP-i është një histori e konsoliduar suksesi, përfitimet e Shqipërisë nga TAP-i kanë qenë të shumtë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian do të kontribuojë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon”, shtoi Begaj.

“I theksova presidentit Aliyev se Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në projektet rajonale të energjisë. U ndalëm edhe në çështjet me rendësi në politikëne jashtme. I thashë presidentit se ndoaq bisedimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. I shpreha presidentit Aliev se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Azerbajxhanit”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori