LAJMI I FUNDIT:

“Kundërsulmi po shkon sipas planit”, gjenerali ukrainasi ia konfirmon homologut amerikan

“Kundërsulmi po shkon sipas planit”, gjenerali ukrainasi ia konfirmon homologut amerikan

Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhny, i tha kryetarit të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gjeneral Mark Milley se kundërsulmi po shkon sipas planit.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e shefave të përbashkët të shtabit, gjeneralin Mark Milley”, shkroi Zaluzhny në Facebook.

“E informova për situatën operative në vijën e frontit. Ushtarët ukrainas vazhdojnë të kryejnë veprime sulmuese”, pohoi ai.


Zaluzhny falënderoi Milleyn për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

“Ne kemi diskutuar gjithashtu edhe për llojin e armatimit që kanë nevojë Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe municioneve për vazhdimin e çlirimit të territorit ukrainas nga pushtuesit rusë”, tha ai.

SHBA do të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë
Lexo po ashtu SHBA do të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen dhe ndihmën, si dhe urova popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila u festua së fundmi”, përfundoi ukrainasi.

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën të premten që do të përfshijë municione thërrmuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori