LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj personit që falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele

Kërkohet paraburgim ndaj personit që falsifikoi kontratën mbi shitblerjen e një parcele
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”.

Sipas KPRK-së, pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ka falsifikuar dokumentin publik, dhe atë kontratën mbi shitblerjen e një parcele, me emër dhe vulë të një notereje, autorizimin noterial për paluajtshmëri, urdhër pagesa etj.


Me këto veprime ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e po ashtu ka vënë në lajthim personin e autorizuar në Zyrën Kadastrale të Komunës së Prishtinës për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbejë si provë për regjistrimin e pronës, duke e regjistruar pronën në emër të të pandehurit, si dhe pas këtij veprimi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka fshehur faktet, ashtu që duke e vënë  në lajthim një notere tjetër i shtytë të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, duke ua prezantuar pronën si të tijën dhe duke ua shitur atyre.

Lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.​

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori