Nga: Charles Spencer / The Daily Telegraph (Titulli origjinal: The cipher in space that aliens could use to end mankind / Kodet në hapësirë të cilat jashtëtokësorët mund t’i përdorin për t’ia dhënë fundin njerëzimit)
Përkthimi: Telegrafi.com
Qoftë nëpërmjet fjalëkryqeve, Sudokut apo enigmave të tjera, truri i njeriut mund të fitojë kënaqësi të madhe nga përpunimi i saktë i asaj që përpiluesit kërkojnë prej ndjekësve të tyre. Dita ime nuk fillonte siç duhet, derisa nuk e deshifrova [lojën] Wordle. Paramendojeni eksitimin e Jean-François Champollionit, i cili arriti të përkthente Gurin e Rozetës – një dekret i lëshuar në Memfis të Egjiptit në vitin 196 p.e.s., në greqishten e lashtë, në hieroglifët egjiptianë dhe në gjuhën demotike.
Guri i Rozetës u zbulua në vitin 1799, 2000 vjet pas krijimit të tij. Duke u bazuar në veprat e të tjerëve, Champollioni deshifroi plotësisht hieroglifët egjiptianë duke futur atë që mundte nga teksti grek, gjë që thoshte se përmbajtja ishte identike në secilën nga tri gjuhët e paraqitura. Champollioni kishte aftësi mahnitëse për gjuhët – në moshën 16-vjeçare i zotëronte tetë gjuhë të lashta. Kjo aftësi e ndihmoi të deshifronte fonetikën e hieroglifëve të Gurit të Rozetës, gjë që hapi rrugën e përkthimit të më shumë gjërave të tjera nga toka e faraonëve.
Deshifrimi i një teksti tjetër, në dukje i pazbërthyeshëm, ndërlidhet me makinerinë gjermane Enigma, gjë që çmohet si një tjetër arritje vërtet mahnitëse: Komanda e Lartë Gjermane besonte se ishte e pathyeshme, pasi kishte 158,962,555,217,826,360,000 kombinime të ndryshme. Por, Alan Turingu e shpiku Bombe-n e tij, një pajisje që i shkurtoi shumë gjasat për ta thyer kodin. Me ndihmën e mendjeve të tjera të jashtëzakonshme të vendosura në Parkun Bleçli, britanikët mundën – që nga fillimi i vitit 1940 e tutje – të mësojnë lëvizjet taktike të radhës të Gjermanisë.
Telegrami Zimmermann është shumë më pak i njohur. Megjithatë, ishte një nga mesazhet më të rëndësishme të deshifruara të shekullit XX. Në ditën e parë të Luftës [së Parë Botërore] së Madhe, britanikët prenë kabllot transatlantikë te të cilat Gjermania mbështetej për komunikimet telegrafike me Amerikën e Veriut. Pas kësaj, Marina Mbretërore krijoi Dhomën 40, ku u morën dhe u ekzaminuan kabllot e Gjermanisë.
Dy nga deshifruesit e kodit që ishin në detyrë në mesin e janarit 1917, William Montgomery dhe Nigel de Gray, dorëzuan një dokument të deshifruar të ministrit të jashtëm gjerman Arthur Zimmermann, dërguar njeriut të vet në Meksikë. Në të, Zimmermanni i tha ambasadorit gjerman që t’ia ofronte qeverisë meksikane Teksasin, Arizonën dhe Nju-Meksikën – në këmbim të mbështetjes së tyre në luftë kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithëse amerikanët e kishin rikthyer Woodrow Wilsonin në presidencë më 1916, pjesërisht për shkak të sloganit të tij të fushatës se “na mbajti jashtë luftës”, deshifrimi i Telegramit Zimmermann i paralajmëroi ata për kërcënimin e Gjermanisë ndaj sovranitetit të tyre. Amerika i shpalli luftë Gjermanisë pesë javë pasi mësoi fjalët e Zimmermannit.
Pastaj janë Pllakat e Pioneer-it: dy panele të bashkangjitura në fluturaket kozmike të NASA-s, Pioneer 10 dhe 11, në vitet 1970. Formave të jetës në hapësirë, që janë mjaft inteligjente për të kuptuar, ato ua japin vendndodhjen e saktë të Tokës dhe shpjegojnë jetën njerëzore. Pioneer 10 u dëgjua 20 vjet më parë, kur ishte mbi shtatë miliardë milje larg në hapësirë. Por, ndërsa luftojmë me kërcënimin e inteligjencës artificiale, nuk e dimë me tamam nëse Pllakat e Pioneer-it ishin një gjë e mirë apo jo. Duhet të shpresoni se nëse diçka atje i zbulon, ajo është një forcë e mirë. Përndryshe, kënaqësia njerëzore për gjëegjëza të mira mund të shkojë nga pikëpyetja në pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët