LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

Ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është ngritur aktakuzë.

Ahmeti, thuhet në aktakuzë se nuk e respektoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe urdhrin përmbarimor për këmbimin e pronave të të dëmtuarit Mefail Cakolli, në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç’rast akuzohet për veprën “Mos ekzekutim i vendimeve gjyqësore”.

Tutje thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Ahmeti nën cilësinë e kryetarit, në mënyrë të kundërligjshme e ka dëmtuar pronën e Cakollit, duke vendosur përreth parcelës, shtylla të bentonit, pengesa për hyrje me veturë në pronë, ndërsa dëmtimi është bërë edhe në anën tjetër, duke i pamundësuar palës shfrytëzimin e pronës së tij.


Për këtë Ahmeti akuzohet për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, raporton teve1.