LAJMI I FUNDIT:

Man Utd me ofertë të re për Onanën, Interi nuk ndryshon qëndrim

Man Utd me ofertë të re për Onanën, Interi nuk ndryshon qëndrim

Manchester United thuhet se ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana, por Nerazzurrët duan 60 milionë euro.

Mediumet Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport pretendojnë se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 40-45 milionë euro për të nënshkruar me reprezentuesin e Kamerunit.


Eksperti i Sportitalia, Alfredo Pedulla kishte raportuar të njëjtën gjë javën e kaluar, duke pretenduar se Interi nuk do të pranonte më pak se 60 milionë euro për të shitur ish-portierin e Ajaxit.

Gazzetta dello Sport konfirmon se ky është çmimi i kërkuar i Interit, megjithëse një ofertë që tejkalon 50 milionë euro përfundimisht mund t’i bindë Nerazzurrët veçanërisht sepse Beppe Marotta duhet të mbledhë fonde për të blerë Romelu Lukakun nga Chelsea.

Pedulla shtoi të martën mbrëma se Interi nuk do të dëgjojë ofertat për Onanën pas 20 korrikut, që do të thotë se nëse Unitedi nuk e rrit ofertën e tyre deri në atë datë, 27-vjeçari do të qëndrojë në Giuseppe Meazza edhe për të paktën një sezon.

Onana iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajaxi verën e kaluar dhe kontrata e tij në Meazza skadon në qershor 2027. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori