Kosova synon t’i rrisë kapacitetet e energjisë së ripërtërishme deri në 1,300MWh

Kosova po synon t’i rrisë kapacitetet e energjisë së ripërtërishme përmes Strategjisë për Energji të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Hulumtuesit e kësaj fushe thonë se parashihet që deri në vitin 2031, përpos kapaciteteve që Kosova i ka, të alokojë edhe 1,300MWh të tjera të gjenerimit të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Vendi po aspiron për një tranzicion energjetik dhe dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050. Kështu tha hulumtuesi i INDEP, Liron Gjocaj, i cili konsideron se përmes Strategjisë për Energji do të parashihet rritja e kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme deri në 1,300MWh.
“Kemi projekte me erë si ai në Selac që u vu në funksion vitin e kaluar, ku prodhimi është 105MWh dhe ka ndihmuar shumë në sistemin e Kosovës. Mirëpo kjo nuk është e kënaqshme, duke e ditur se Kosova po aspiron për një tranzicion energjetik dhe dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050”, tha Gjocaj.
“Përmes Strategjisë së Energjisë për Kosovën 2022-2031, parashihet që deri në vitin 2031 përpos kapaciteteve që Kosova i ka, të alokojë edhe 1,300MWh të tjera të gjenerimit të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtërishme të energjisë, në mënyrë që tranzicioni i energjisë të ndodhë sa më shpejt dhe që në vitin 2050 Kosova të jetë e dekarbonizuar si vend”, shtoi ai.
Gjocaj theksoi se INDEP ka propozuar investimeve në energjinë termike përmes ngrohtores së qytetit, që do të bënte që gjatë dimrit Kosova të ketë energji termike e mos të shfrytëzojë energji elektrike për ngrohje dhe kursimi i energjisë të jetë një synim i qartë.
Eksperti për çështje të energjisë, Lulzim Syla tha se për sa i përket nivelit makro ka një përparim në fushën e energjisë së ripërtërishme.
“Kemi projektin e fundit që do të quhet projekt me ankand ‘kush do të ofrojë çmimin më të lirë do të fitojë projektin prej 100MWh që do të jetë në regjionin e Rahovecit. Gjithashtu është proklamuar edhe një projekt në regjion të Gjakovës, do të ketë edhe projekte në fushën e efiçiences së energjisë për ngritjen e kapaciteteve të ngrohtoreve në 7 qytete në Kosovë”, tha Syla.
Mirëpo, Syla tha se duhet punohet më shumë në mbështetje të familjeve dhe që të rriten kapacitetet me qëllim që të ulet konsumi i energjisë elektrike dhe njëkohësisht të shfrytëzohen fondet që janë të ndara nga BE.
Ditë më parë është aprovuar edhe projekti për aplikimin e masave emergjente të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial – shtëpitë individuale të banimit privat.
Bordi Drejtues i Fondit të Kosovës për Efiçiencё tё Energjisë, ka njoftuar se e ka aprovuar këtë projekt, i cili ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjarë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe financohet nga mjetet e Bashkimit Evropian të Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Kosovës me Marrëveshjen Financiare IPA III. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker