LAJMI I FUNDIT:

Pronari i restorantit ndjeu erën e gazit dhe gjithsesi ndezi çakmakun dhe gjithçka u hodh në erë – pamjet e shpërthimit në qendër të Tokios

Pronari i restorantit ndjeu erën e gazit dhe gjithsesi ndezi çakmakun dhe gjithçka u hodh në erë – pamjet e shpërthimit në qendër të Tokios

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një restorant në lagjen tregtare Shimbashi në kryeqytetin japonez, Tokio dhe për fat të mirë vetëm nuk ka të vdekur dhe katër persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

Prej tyre, dy persona të lënduar ndodheshin brenda ndërtesës, ndërsa dy këmbësorë jashtë u lënduan nga copëzat e xhamit që kanë fluturuar nga shpërthimi, transmeton Telegrafi.


Zjarrfikësit njoftuan se shpërthimi ndodhi në një restorant në katin e dytë të një pallati tetëkatësh, dhe shtuan se të gjithë të lënduarit ishin të vetëdijshëm.

Transmetuesi shtetëror japonez NHK raportoi se tre persona u lënduan.

Pronari i lokalit, i cili është në mesin e të lënduarve, ka thënë në polici se ka ndjerë erë gazi kur ka hyrë në hapësirën për duhanpirës dhe shpërthimi ka ndodhur kur çakmaku është ndezur. /Telegrafi/