LAJMI I FUNDIT:

Kurti për shpërthimin në veri: Ka shumë kriminelë, kemi identifikuar 45 prej tyre

Kurti për shpërthimin në veri: Ka shumë kriminelë, kemi identifikuar 45 prej tyre
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar shpërthimin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Kurti tha se deri më sot janë identifikuar 45 persona, që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, e që kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm prej granatave të dorës te shok bombat, dhe të plumbat qofshin ata të automatikëve apo revolverëve.

“Ju e patë më 23 qershor çfarë armatimi u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat e Serbisë, dhe që po del tash paska qenë i udhëheqësit Paviqeviq të Brigadës Veriore e cila u shpallë organizatë terroriste”, ka thënë Kurti.


Kryeministri shtoi se është një situatë që ka shumë kriminel, dhe se nuk ka të bëjë me popullsinë serbe, sepse ajo është paqësore.

“Janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur, dhe 45 prej të cilëve janë identifikuar saktë nga organet tona të sigurisë dhe kjo nuk do të thotë që nuk ka më shumë, por minimumi është 45, e as çereku i tyre nuk janë në burg për këtë arsye e kemi këtë situatë”, u shpreh Kurti.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë përurimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujeve.

Shpërthim i fuqishëm në veri – nuk raportohet për të lënduar
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në veri – nuk raportohet për të lënduar

Kryeministri shtoi se ne përpiqemi maksimalisht për paqe dhe siguri, por paqja dhe siguria nuk duhet të bëhen në kurriz të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, por përmes ture

“Qytetarët serb janë më të frikësuarit nga këta kriminelë, të cilët na dërgojnë informacion mbështetës e përkrahës çdo herë kur vepron ligji sepse ata e dinë që Policia e Kosovës, është profesionale . Ata na njoftojnë me mesazhe që nuk frikësohen nga Policia e Kosovës, por nga trysnisë, shantazhit, zullumit, kërcënimeve të këtyre kriminalëve të organizatave që u shpallën terroriste”, tha Kurti.

Kurti u pyet nga gazetarët për reagimet e BE-së, pas shpallës si organizata terroriste të “Brigadës Veriore” dhe “Mbrojtja Civile”.

Kryeministri theksi se kanë panumër fakte dhe dëshmi që bëhet fjalë për organizata terroriste, dhe nëse nuk do t’i shpallnin do të bënim shkelje.

“Me BE-në unë jam në kontakt të përditshëm, dje kam biseduar gjysmë ore me Josep Borrel, jam në kontakt edhe me Lojcakun. Unë jam i interesuar edhe për de-esklaim dhe normalizim”, tha Kurti.

Ai shtoi se se-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbraps këtë kriminelë duke i detyruar të përballen me drejtësinë ose të shkojnë në Serbi.
“Për informacionet që kam unë nuk më ka rastisë të gjej një eksponet të krimit të organizuar në Serbi i cili nëse ka një banesë në veri të Kosovës nuk i ka disa shtëpi në Serbi. Unë jam për ti mbrojtur serbët në pronat e tyre, por këta kriminelë aq shumë e kan zgjeruar biznesin e tyre përmes kontrabandës dhe ata kanë pasuri të madhe të patundshme në Serbi. Bëjnë jetë normale në Serbi e vijnë kryejnë aksione të dhunshme në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se për normalizim duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes.

“Na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes për normalizim. Presidenti i Serbisë i ka rënë pishman se i ka thënë po marrëveshjes bazike. Kemi marrëveshje që nuk zbatohet. Për de-eskalim, sundim i ligjit, propcionalisht edhe zvogëlim i policisë në këto ndërtesa, përgatitje për zgjedhje të reja. Jam i hapur që ti caktojmë sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk mund të llogarisim në zgjedhje të reja ku në fushatë kërcënohen ose bëhen oferta që s’mund të refuzohen si puna e Aleksandar Jabllanoviqit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori