Jose Mourinho ka kontaktuar me sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood për ta transferuar te Roma.
Anglezi nuk ka luajtur për United që nga janari 2022 pasi u akuzua për përdhunim, përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe sulm.
Raportimet e fundit kanë sugjeruar se Erik ten Hag heziton të largojë 21-vjeçarin në baza të përhershme dhe mendon se një huazim është zgjidhja më e mirë për të në sezonin 2022-23.
Dhe sipas The Sun, Mourinho ka qenë në kontakt me Greenwood për të diskutuar për t’u bashkuar me skuadrën e Serie A në formë huazimi.
“Jose i telefonoi babait të Mason dhe foli gjithashtu me Mason. Ai i tha atij se mënyra më e mirë për të dalë nga situata e tij aktuale është të fillojë të luajë futboll dhe se përfundimisht i gjithë sherri do të zhduket”, bën të ditur burimi i tabloidit britanik.
“Ai dëshiron të rikthehet duke luajtur dhe thjesht po pret që United t’i tregojë atij se çfarë ka e ardhmja”.
Ndërsa Greenwood nuk e bëri debutimin e tij për skuadrën e parë deri pas largimit të Mourinhos nga Old Trafford në dhjetor 2018, ai ishte plotësisht pjesë e planeve afatgjata të trajnerit.
Special One përfshiu anglezin në turneun e tij parasezonal në SHBA në korrik 2018, duke i dhënë atij debutimin e tij jo-konkurrues atë verë.
Greenwood nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin në muajt që pasuan, duke u stërvitur shpesh me ekipin e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozët e Chelseat u përleshën për fanellën e Jackson, njëri përfundoi keq
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251