Ushtrime që ju shpëtojnë nga dhimbjet e tmerrshme gjatë shtatzënisë
Shiatiku gjithashtu mund të pengojë lëvizjen, ja si t’i ndihmoni vetes
Shiatiku është një nga sëmundjet më të zakonshme që vuajnë gratë shtatzëna dhe simptoma kryesore është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës që shtrihet përgjatë këmbës, duke e penguar gruan të ecë rehat.
Ky problem shfaqet për shkak të rritjes së madhësisë së mitrës, e cila shkakton presion në nervin shiatik, që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, të pasmeve, ijëve dhe këmbëve.
Mbase mund të mos keni dhimbje të forta, mund të ndieni vetëm një dhimbje djegëse ose të shurdhër, por mund të jetë aq e fortë sa do t’ju pengojë të lëvizni.
Shfaqet në njërën anë të trupit, ndërsa pushimi dhe aplikimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes, por është gjithashtu shumë e rëndësishme të bëhen ushtrime të lehta shtrirjeje për të përmirësuar fleksibilitetin e shtyllës kurrizore, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme që ushtrimet të mos jenë të vështira, të mos ketë lëvizje të vrullshme për të mos shkaktuar një problem më të madh dhe këto katër ushtrime mund t’ju ndihmojnë shumë:
Shtrirja piramidale
Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të butë dhe të rehatshme, vendosni njërën shputë në një kënd 90-gradësh, duke e mbështetur shputën në mur. Mbështeteni shputën e kundërt në gjurin e përkulur dhe në atë pozicion bëni presion të lehtë drejt murit, me dorën në gju.
Është e rëndësishme që të vini re se pjesa është shtrirë, por që të mos ju shkaktojë shqetësim.
Shikoni se si kryhet ushtrimi:
Shtrirja ‘qen-mace’
Me këtë ushtrim, ju do të imitoni qëndrimin e një mace dhe një qeni, dhe kështu do të mobilizoni shtyllën kurrizore dhe me të gjithë muskulaturën e shpinës. Në këtë mënyrë do të rrisni diapazonin e lëvizjes së shpinës, do të shihni më mirë se cili pozicion apo pjesë e shpinës shkakton dhimbje dhe do të fokusoheni në lehtësimin e saj në kombinim me frymëmarrjen e duhur.
Shikoni se si kryhet ushtrimi:
Ushtroni në një pozicion ulur
Pavarësisht nëse punoni nga shtëpia, në zyrë apo jeni ulur për një kohë të gjatë, në këtë video mund të shihni ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në vendin tuaj të punës. Ato do t’ju ndihmojnë të përmirësoni qëndrimin tuaj, të shmangni pasivitetin e muskujve të shpinës dhe të lehtësoni dhimbjen.
Shikoni se si kryhen ushtrimet:
Masazhi me top
Me ndihmën e topit, ju mund të lehtësoni pjesën e poshtme të shpinës duke bërë lëvizje të buta krah për krah. Në këtë mënyrë do të masazhoni pjesën e poshtme të shpinës dhe për këtë arsye do ta relaksoni atë pjesë të shpinës dhe belit.
Shikoni si të bëni masazhi me ndihmën e topit:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kadifja me vija
Shiko nënën, zgjidh djalin
Këto janë palltot për të cilat do të keni nevojë këtë sezon
Vjehrra juaj është vërtet toksike apo keni sajuar? Sinjalet e fshehura e zbulojnë atë, nëse flet kështu për fëmijët dhe paratë...
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje