LAJMI I FUNDIT:

Shiko nënën, zgjidh djalin

Shiko nënën, zgjidh djalin
facebook

Është shenjë e mirë nëse e ëma e partnerit ju pëlqen që në fillim, sepse kjo zakonisht do të thotë që keni mjaft gjëra të përbashkëta

Terapeutja bashkëshortore, Tracey Cox, thekson që është me rëndësi që mashkulli të ketë lidhje të shëndetshme me të ëmën.

Nuk është mirë as ta adhurojë, as ta urrejë ose të mos ketë kurrfarë marrëdhëniesh me të.

Mashkulli i cili urren nënën e vet – urren edhe femrat e tjera, konstaton Cox, transmeton Telegrafi.

Nëse njihni mashkullin i cili vazhdimisht përqesh nënën e vet, qoftë pas shpatullave të saj apo haptas, ikni nga ai. Sepse, është çështje e momentit kur do të fillojë të njëjtën gjë ta bëjë edhe me ju.

Sa më e thellë urrejtja e tij ndaj saj, efekti është edhe më helmues në lidhjen e fuqishme dashurore.

Nga ana tjetër, nëse është shumë i lidhur me të, u përgjigjet ftesave të saj në çdo moment çka do që të ketë bërë, shkon në dhomën tjetër sikur bisedon me dashnoren, ajo e trajton sikur të ishte bashkëshort i saj, jo djalë i saj, këto janë shenja të cilat nuk premtojnë gjë.

Si të lini një përshtypje të mirë tek vjehrra në takimin tuaj të parë? Disa këshilla
Lexo po ashtu Si të lini një përshtypje të mirë tek vjehrra në takimin tuaj të parë? Disa këshilla

Kur ta njihni nënën e partnerit tuaj, kushtoni kujdes asaj që keni menduar. Është shenjë e mirë nëse e ëma e tij ju pëlqen që në takimin e parë, sepse kjo zakonisht do të thotë që keni shumëçka të përbashkët.

Megjithatë, nëse kundërshtia e saj është e vërtetë, kjo zakonisht nuk çon askund.

Kur mashkulli ka marrëdhënie të mirë me të ëmën, është më se e sigurt që do të zgjedhë femrën e cila ia rikujton të ëmën.

Nëse ajo ka qenë amvisë, mashkulli me siguri do të zgjedh tipin tradicional të femrës e cila dëshiron të qëndrojë në shtëpi. /Telegrafi/