Si të lini një përshtypje të mirë tek vjehrra në takimin tuaj të parë? Disa këshilla
A ndiheni nervoz që do të takoni vjehrrën dhe vjehrrin? Mos u shqetësoni.
Shumica e njerëzve shqetësohen për këtë takim të parë me familjen e partnerit. Ne do t’ju japim disa këshilla se si të “përballoni” këtë moment me dinjitet dhe pa gabime.
Vjehrra juaj mund të vlerësojë disa detaje të vogla, prandaj kini parasysh këto këshilla:
Vendosni kohën dhe vendin e takimit
Zgjidhni një kohë të përshtatshme për të gjithë dhe zgjidhni një vend që është i lehtë për t’u arritur nga të gjithë anëtarët e familjes.
Ju mund të dëshironi të takoheni në një restorant apo kafene, por vendosni paraprakisht se kush duhet ta paguajë faturën. Sigurohuni që të paraqiteni në kohë, ose edhe më mirë, disa minuta më herët.
Vishuni për këtë rast
Mos harroni se ju keni vetëm një shans për të bërë një përshtypje të parë, kështu që vishuni aq bukur sa mundeni, bazuar në vendin ku planifikoni të takoni. Nëse jeni duke u bërë bashkë në një restorant, vishni diçka të këndshme, të pastër dhe serioze.
Sigurohuni që flokët dhe thonjtë tuaj të jenë të pastër dhe të rregulluar mirë. Mos vishni asgjë provokuese, sepse ky nuk është rasti.
Sillni dhurata
Nëse shkoni në drekë ose darkë me një dhuratë të vogël për secilin anëtar, kjo merret si një shenjë vlerësimi. Kjo gjë do t’ju bëjë të fitoni disa pikë shtesë: duke treguar kështu edhe konsideratën dhe bujarinë tuaj.
Thirrini ata në emrat e tyre të preferuar
Filloni të thërrisni vjehrrën dhe vjehrrin tuaj: zonjë ose zotëri. Ata mund t’ju kërkojnë t’i thërrisni në emër, ose ndoshta mami dhe babi. Thuajuni se jeni të nderuar t’i thërrisni siç e kërkojnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën