LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i FSK-së përplas deputetin Avdullah Hoti dhe ministrin Hekuran Murati

Buxheti i FSK-së përplas deputetin Avdullah Hoti dhe ministrin Hekuran Murati

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Qeverinë Kurti nuk ngriten kapacitetet e FSK-së, në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Shpenzimet për mbrojtje si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) janë dukshëm nën nivelin e kërkuar nga NATO-ja prej 2% Këto shpenzimet në vitin 2022 ishin 1.53%, ndërkaq më 2023 u ulën në 1.25%”, ka thënë Hoti në postimin e bërë në Facebook.


Më tej, ai ka shtuar se problemi është se, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, të cilën Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend, trendi i shpenzimeve për mbrojtje si përqindje e PBB-së është rënës: 1.43% më 2024, 1.35% më 2025, 1.27% më 2026″.

“Për më tepër, në kapacitetet e FSK-së do të ndikojë edhe përjashtimi nga ushtrimi më i madh i NATO-s, për të cilin Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk morën asnjë përgjegjësi.
Tani edhe financimi nuk po shkon në drejtim të përmbushjes së standardit të kërkuar nga NATO-ja prej 2%”.

Sipas Hotit Qeveria Kurti është e fokusuar vetëm për mashtrimin e opinionit.

“Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror. Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”, thotë ndër tjera ai.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Punës dhe Financave, Hekuran Murati.

Ai ka paraqitur një grafikë, ku shihet ndarja e buxhetit,

“Avdullah Hoti sot paska fol për buxhetin e FSK-së. Në grafikun më poshtë mund të shihet buxheti, përfshirë edhe ndarjet me vendime të Qeverisë, në raport me GDP. Avdullah Hoti ka qenë ministër i financave në periudhën 2014-2017”, thekson ai.

Murati tutje në reagim ka thënë se vitet 2021 dhe 2022 janë vitet e vetme kur FSK ka mbyllur vitin me më së shumti buxhet.

“PS. Vitet 2021 dhe 2022 janë vitet e vetme kur FSK mbyll vitin me më shumë buxhet se në fillim të vitit, si rezultat i ndarjeve shtesë nga Qeveria. Në të gjitha vitet tjera, FSK ka mbyllur vitin me më pak buxhet se që kishte në fillim, sepse me vendime të Qeverisë i shkurtohej buxheti gjatë vitit”, ka thënë ndër tjera Murati. /Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori