LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko thotë se kërkoi nga Putini të mos e vriste shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin

Lukashenko thotë se kërkoi nga Putini të mos e vriste shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se i ka kërkuar aleatit të tij, presidentit Vladimir Putin të mos e vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, i cili javën e kaluar u përpoq të rrëzonte pushtetin më të lartë të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lukashenko, një aleat prej kohësh i Putinit, pretendoi se kishte negociuar për t’i dhënë fund kryengritjes së armatosur dhe ka thënë se do të pranojë rebelët e mërguar dhe shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse

“I thashë Putinit: ne mund ta eliminojmë (Prigozhinin), nuk ka problem. Nëse jo në përpjekjen e parë, atëherë në të dytën. (Por) Unë i thashë: mos e bëj këtë”, citohet të ketë Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas medias shtetërore, shkruan Trt World.


Lukashenko më herët konfirmoi se Prigozhin, i cili udhëhoqi marshimin vdekjeprurës në Moskë javën e kaluar, do të jetë në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund revoltës së tij.

Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi
Lexo po ashtu Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi

Duke ofruar më shumë detaje mbi atë që thuhet se ishte biseda e tij telefonike me shefin e Wagner, Lukashenko tha se Prigozhin ishte një “djalë heroik” i cili ishte tronditur nga vdekja e shumë prej njerëzve të tij në Ukrainë.

“Ai ishte nën presion dhe i ndikuar nga ata që udhëhoqën skuadrat e sulmit [në Ukrainë] dhe panë këto vdekje”, tha Lukashenko, duke shtuar se bosi i grupit mercenar kishte mbërritur në Rostov të Rusisë në një “gjendje gjysmë të çmendur”.

"Do të shtypesh si një insekt": Lukashenko tregon detaje të telefonatave me Prigozhin, gjatë kryengritjes së mercenarëve Wagner në Rusi
Lexo po ashtu "Do të shtypesh si një insekt": Lukashenko tregon detaje të telefonatave me Prigozhin, gjatë kryengritjes së mercenarëve Wagner në Rusi

Lukashenko tha se ai kaloi orë të tëra në telefon me Prigozhin pasi grupi Wagner pushtoi Rostovin dhe filloi të shkonte drejt Moskës.

Ai vlerësohet se ka qenë kryesori për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e javës së kaluar në fillimet e saj – dhe media shtetërore bjelloruse përshkruan se si Vladimir Putin e thirri atë duke kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori