LAJMI I FUNDIT:

Sulmet në Mitrovicën e veriut, zyrtarja evropiane kritikon Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?

Sulmet në Mitrovicën e veriut, zyrtarja evropiane kritikon Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pasi ditën e hënë u sulmua me mjete shpërthyese komuna e Mitrovicës së veriut, ku u dëmtuan dy vetura zyrtare.

Schneeberger ka pyetur Josep Borrellin, përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, nëse ka ndonjë koment lidhur me këto zhvillime, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu ajo ka shtuar tutje, nëse ai po mendon për sanksione të radhës ndaj Kosovës.

“Ndonjë koment nga ju Josep Borrell? A po mendoni tashmë për sanksionet e radhës ndaj Kosovës për provokimin në stacione policore?

Këshilltarja Schneeberger, edhe më herët ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qasjen e tij ndaj Kosovës.

Schneeberger, ditë më par ka akuzuar Borrellin se po e përkëdhel Serbinë derisa po kryen krime jashtë territorit të saj.

MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën veriore: Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri
Lexo po ashtu MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën veriore: Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri

Ndryshe, të hënë komuna e Mitrovicës u sulmua me mjete shpërthyese, ku u dëmtuan dy vetura. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.  /Telegrafi/