LAJMI I FUNDIT:

MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën veriore: Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri

MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën veriore: Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka reaguar pas sulmeve që kanë ndodhur mbrëmë në komunën e Mitrovicës së Veriut, duke thënë se këto janë tentativa të Serbisë për të eskaluar situatën në veri.

MPB në reagim thotë se ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore.


Tutje, MPB shton se nga ky akt kriminal dy vetura janë dëmtuar, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, vijon reagimi.

Më tej, Ministria thekson se, sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet mes tjerash në reagim.

Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë
Lexo po ashtu Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Ndryshe, Policia sot konfirmoi se të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga persona të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në Veri të Mitrovicës.

“Më datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.

Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, kishte konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën, serbët lokalë kanë kundërshtuar ata duke tentuar të futen dhunshëm në objektet komunale. Serbët kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori