LAJMI I FUNDIT:

Zidane paralajmëron rikthimin: Më mungon futbolli dhe adrenalina

Zidane paralajmëron rikthimin: Më mungon futbolli dhe adrenalina

Zinedine Zidane ka dy vite që nuk është duke ushtruar punën si trajner.

Trajneri francez ka paralajmëruar rikthimin në zejën e tij, pasi thotë se po i mungon futbolli dhe adrenalina që jep sporti më i bukur në botë.

51-vjeçari është përfolur se mund ta marrë drejtimin e PSG-së ose Juventusit, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment në dy vitet e fundit.

Zidane flet me shumë admirim për Mbappen
Lexo po ashtu Zidane flet me shumë admirim për Mbappen

Zidane ka thyer më në fund heshtjen duke thënë se i mungon shumë adrenalina dhe shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në rolin e trajnerit.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt”.

Shtatë trajnerë që mund të zëvendësojnë Pep Guardiolan te Manchester City
Lexo po ashtu Shtatë trajnerë që mund të zëvendësojnë Pep Guardiolan te Manchester City

“Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme”.

“Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, u shpreh trajneri francez Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Ndërkombëtare
Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Premier League
Kalo në kategori