LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Putin mund të jetë në Beograd

Musliu: Putin mund të jetë në Beograd

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet në Rusi, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin tashmë mund të jetë strehuar në Beograd.

Musliu, lidhur me zhvillimet e fundit në Rusi, ku trupat e formacionit paraushtarak të Putinit, Wagner, kanë marrë një qytet dhe kanë nisur marshimin drejt kryeqytetit rus, ka thënë se presidenti rus tani mund të jetë në Beograd.

“Vendndodhja e Putinit mund të jetë Beogradi. Serbia ia ka borxh këtë Rusisë. Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë jugosllave iku në Moskë dhe gruaja e Millosheviqit dhe shumë të tjerë. Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka shkruar Misliu në Twitter, transmeton Telegrafi.


Gjatë ditës kishte informacione se presidenti rus mund ta ketë braktisur vendin, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti rus “po punon në Kremlin” në Moskë.

Ku gjendet Vladimir Putin?
Lexo po ashtu Ku gjendet Vladimir Putin?

Disa njerëz kanë vërejtur largimin e aeroplanit special Il-96-300PU të presidentit rus nga Moska, sipas shërbimit të gjurmimit të aeroplanëve FlightRadar.

Më pas aeroplani u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton bbc.

Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës dhe ka gjasa të ketë shkuar aty pas zhvillimeve të fundit në Rusi.

Ndryshe, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin tashmë ka dal haptas kundër Putinit dhe po e akuzon për korrupsion, mashtrim e burokraci. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori