Policia e Kosovës po vazhdon me arrestimin e personave të dyshuar për dhunë dhe sulm në veri të vendit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe personave të dyshuar për dhunë në ditët tjera të protestave.
Së fundi, saktësisht të premten Policia arrestoi të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, pikërisht më 29 maj.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.
“Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, N.O, i njohur me nofkat Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.
Më tej thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.
E pas arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it ka reaguar shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është shprehur të premten i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës…”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ai ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë.
“Pavarësisht takimeve të djeshme të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”
E ndaj reagimi të ashpër të Borrellit, ashpër i është kundërpërgjigjur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti në reagimin e tij ka thënë se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme veç “ndezin tensionet dhe u ndihmojnë atyre që kërkojnë përshkallëzim”.
“Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar në Twitter.
Ai ka thënë se qytetari serb i arrestuar në veri gjatë ditës është kapur “bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”.
Kurti ka thënë se si kryeministër i një shteti demokratik nuk është përfshirë në hetime e arrestime.
Deklaratës së Borrellit, i ka reaguar edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke pyetur se deklarata e tij a është thirrje e BE-së për mosndëshkim për ata që sulmuan ushtarët e NATO-s.
“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?
Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj.
Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla.
Is the EU calling for impunity for those who attacked NATO?
The police has clear evidence that the person arrested today participated in attack against NATO on 29 May.
The arrest took place based on Art.71 of Kosovo’s Criminal Procedure Code so there’s nothing extra-judicial. https://t.co/LSqvIHrvf0
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 23, 2023
I ashpër në reagim ndaj Borrellit ishte edhe drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti.
Ai në një postim në Twitter shkruan se askush më shumë se Borrell nuk i nxit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Askush më shumë se Josep Borrell nuk i nxit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo gjë që ai bën dhe thotë më tej çon drejt një konflikti. Shumë zyrtarë me bazë në Bruksel nuk mund të thonë publikisht zhgënjimin e tyre të thellë me të dhe ekipin e tij”, shkruan ai. /Telegrafi/
No one more than @JosepBorrellF fuels the tensions between Kosovo and Serbia. Everything he does and says further leads toward a conflict. Many Brussels-based officials can’t say publicly their deep disappointment and frustration with him and his team.
— Naim Rashiti (@naimrashiti) June 23, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje