LAJMI I FUNDIT:

Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë

Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur të premten i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.


FSK: KFOR-i ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë
Lexo po ashtu FSK: KFOR-i ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur prej retorikës së rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë.

“Pavarësisht takimeve të djeshme të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar të premten marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë.

Për këtë, FSK bërë të ditur se ka qenë në dijeni Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj./Telegrafi/