LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Real Madridit nuk kursejnë asgjë në testimin e modelit të ri të BMW

Yjet e Real Madridit nuk kursejnë asgjë në testimin e modelit të ri të BMW

Disa prej lojtarëve të Real Madridit tashmë e dinë se çfarë është në gjendje të bëjë modeli më i ri i BMW-së: XM. Disa anëtarë të skuadrës spanjolle kanë marrë pjesë në BMË Driving Experience, në të cilin kanë mundur të testojnë cilësitë e SUV-së mbresëlënëse gjermane elektrike.

Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Lucas Vazquez, Antonio Rudiger dhe Fede Valverde shijuan fuqinë e BMW XM në të cilat ata ishin në gjendje të bënin gara.

Ambientet e Ciudad Deportiva de Valdebebas, një mjedis krejtësisht i sigurt për kryerjen e këtyre testeve, ishte fusha e betejës në të cilën lojtarët u përballën me njëri-tjetrin në garat e shpejtësisë, duke filluar nga një vend ku mund të kontrollonin kapacitetin e përshpejtimit të BMË XM dhe gjithashtu matën kohën e tyre në qarqet e drejtimit ku aftësitë e drejtuesit janë thelbësore.


Lucas Vázquez fue uno de los que mejores maneras demostraron al volante.

“Ai është i mrekullueshëm!”, “E kam djegur!”, “Tani po, eh?”. Fraza që vërtetojnë se futbollistët konkurruan dhe kaluan shumë mirë në ato testime dhe se ata shfrytëzuan në maksimum XM, megjithëse disa si Fede Valverde e morën më me qetësi: “Jam i qetë, se unë jam baba i një familjeje”, tha ai me shaka.

Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal u dalluan për aftësitë e tyre vozitëse, të tjerë, si Antonio Rudiger vozitën vetëm sa për kënaqësi.

Për bardhezinjtë, kjo eksperiencë vozitëse u shërbeu edhe njohje me një makinë që mund ta zgjidhnin si mjet zyrtar për sezonin 2022-2023.

Los BMW XM fueron 'los otros' protagonistas del evento.

Ky është modeli i parë i krijuar nga BMË M që nga M1 mitik dhe, për më tepër, është makina e parë elektrike me vulën BMW M Gmbh.

BMW XM është një makinë hibrid plug-in (prandaj, mund të përdoret në modalitetin qind për qind elektrik) me jo më pak se 653 kuaj fuqi, gjë që e vendos atë në kulmin e performancës së markës gjermane. Përveç kësaj, ekziston një version special i kësaj makine, XM Red Label, i cili shkon edhe më tej për të arritur 748 kuaj fuqi, një rekord në historinë e BMW.

Pavarësisht se është mbi pesë metra i gjatë dhe peshon mbi dy tonë, XM shkon nga 0 në 100 km/h në 4.3 sekonda mbresëlënëse. Por, fytyra tjetër e tij është ajo e një automjeti efikas, pasi bateria e saj me kapacitet 25.7 kWh do ta lejonte atë të udhëtonte më shumë se 80 kilometra pa nevojë rimbushje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori