LAJMI I FUNDIT:

Man Utd paraqet ofertën e tretë për Mount, shpreson të pranohet nga Chelsea

Man Utd paraqet ofertën e tretë për Mount, shpreson të pranohet nga Chelsea

Manchester Unitedi thuhet se ka gati për të paraqitur ofertën e tretë drejt Chelseat për mesfushorin Mason Mount.

Drejtuesit e Djajve të Kuq dhe trajneri Erik ten Hag kanë etiketuar tashmë disa nga objektivat kryesor të këtij afati kalimtar të verës.


Njëri nga ta padyshim se është mesfushori anglez, 24-vjeçari Mount, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me Blutë e Londrës.

Unitedi bën lëvizjen e parë për Mount, por Chelsea e refuzon
Lexo po ashtu Unitedi bën lëvizjen e parë për Mount, por Chelsea e refuzon

Dy ofertat e para për Mount, njëra prej 47 milionë eurosh dhe tjera prej 53 milionë euro plus gjashtë milionë euro tjera bonuse, janë refuzuar nga Chelsea.

Megjithatë, klubit nga Old Trafford nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi ka gati ofertën e tretë zyrtare për shërbimet e yllit anglez.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Unitedi do të paraqesë ofertën e tretë zyrtare mbi 55 milionë funte apo mbi 65 milionë euro për Mount.

Burimet brenda Unitedit mendojnë se ky do të jetë propozimi përfundimtar pas dy ofertave të refuzuara në javët e fundit.

Djajtë e Kuq duan zgjidhje të shpejtë gjithashtu, pasi kushtet personale janë arritur plotësisht tashmë e disa javë me lojtarin. /Telegrafi/