LAJMI I FUNDIT:

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Rusinë: Do të hyni në luftë me NATO-n nëse përdorni armë bërthamore në Ukrainë

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Rusinë: Do të hyni në luftë me NATO-n nëse përdorni armë bërthamore në Ukrainë

Rusia do të jetë “në një luftë me NATO-n” nëse shfrytëzon armët bërthamore në Ukrainë.

Republikani Lindsey Graham lëshoi paralajmërimin së bashku me senatorin demokrat, Richard Blumenthal në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ata prezantuan një rezolutë në Kongresin amerikan, ku thuhet se nëse Rusia, Bjellorusia ose një përfaqësues rus shfrytëzon armët bërthamore brenda Ukrainës për të ndaluar kundërsulmin ose për të tentuar të thyejnë vullnetin e popullit ukrainas, “një sulm i tillë do të konsiderohet si sulm ndaj vetë NATO-s”.


ISW: Kundërsulmi me ritëm të ngadaltë nuk do të thotë se po dështojnë ukrainasit
Lexo po ashtu ISW: Kundërsulmi me ritëm të ngadaltë nuk do të thotë se po dështojnë ukrainasit

Një shpërthim i tillë do të rrezatonte në pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë aleatët e Amerikës në NATO, tha ai, raporton skynews.

“Senatori Blumenthal dhe unë duam t’i vëmë në dijeni të gjithë në këtë Kongres se kërcënimi i përdorimit të një pajisje bërthamore nga Rusia është real dhe mënyra më e mirë për ta penguar atë është t’u tregojmë se çfarë do të ndodh nëse e bëjnë këtë – ata do të jetë në luftë me NATO-n”, pohoi ai.

Graham shtoi gjithashtu se hedhja në erë e një centrali bërthamor për të krijuar kaos “mund të konsiderohet si një sulm ndaj NATO-s” – një referencë e qartë për frikën e qëndrueshme të një incidenti në objektin bërthamor të Zaporizhzhia. /Telegrafi/