LAJMI I FUNDIT:

Tashmë ka marrëveshje mes Newcastle dhe Milan, Tonali drejt Ligës Premier

Tashmë ka marrëveshje mes Newcastle dhe Milan, Tonali drejt Ligës Premier
(Foto: Getty Images)

Mesfushori italian, Sandro Tonali, nga sezoni i ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

Klubi që e pronëson, Milan dhe klubi që ka shprehur interesim, Newcastle United, kanë arritur marrëveshje për çmimin e tij.

Fabrizio Romano njofton se pas takimit të Milano, palët kanë arritur marrëveshje për të gjitha pikat, të cilat janë duke u finalizuar dhe është duke u kompletuar dokumentacioni.


Tonali ka marrëveshje personale me Newcastle, Milani është duke e negociuar çmimin
Lexo po ashtu Tonali ka marrëveshje personale me Newcastle, Milani është duke e negociuar çmimin

Mesfushori kishte arritur marrëveshje më herët për kushtet personale, sipas të cilave do të përfitojë rreth tetë milionë euro në sezon plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

Klubet e kishin negociuar çmimin, duke qenë se Rossonerët kërkonin 80 milionë euro, derisa Newcastle kishte ofruar fillimisht 60 milionë euro, porse tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vlerën e futbollistit. /Telegrafi/