LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konfirmon rinovimin e kontratës së Toni Kroos

Real Madridi konfirmon rinovimin e kontratës së Toni Kroos

Real Madridi ka siguruar rinovimin e kontratës së mesfushorit gjerman, Toni Kroos. 33-vjeçarit i skadon kontrata në fund të muajit, por do të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për të paktën një vit.

Kroos kishte pranuar se po luante me idenë e pensionimit në fund të këtij sezoni, por muajt e fundit ishte bërë e qartë se ai do të mbetej në klub.

Para përfundimit të sezonit, Kroos madje bëri shaka se po priste që marrëveshja të mbyllej para se të shkonte me pushime.


Real Madridi njoftoi marrëveshjen sot (e mërkurë) dhe do të ketë kënaqësinë e paraqitjeve të Kroos për një sezon tjetër në Santiago Bernabeu.

“Real Madrid CF dhe Toni Kroos kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Los Blancos. 

Mendohet se prania e Carlo Ancelottit ka qenë e rëndësishme për vazhdimësinë e tij, si dhe fakti që ai ka vazhduar të luajë në ndeshjet kyçe sezonin e kaluar.

Megjithatë, Kroos do të ketë mjaft konkurrencë për minuta këtë sezon, me Luka Modric, Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Dani Ceballos dhe Federico Valverde që të gjithë konkurrojnë në mesfushë. /Telegrafi/