LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski mendon ta mbyllë karrierën te Barcelona

Lewandowski mendon ta mbyllë karrierën te Barcelona

Robert Lewandowski ka pasur një fillim fantastik në karrierën e tij në Barcelonë. Ai shënoi 33 gola në të gjitha garat në sezonin 2022/23, 23 prej të cilëve ishin në La Liga, gjë që siguroi që ai të merrte në shtëpi trofeun e njohur si Pichichi.

Pavarësisht se është 34 vjeç, Lewandowski nuk tregon shenja të ngadalësimit dhe Barcelona ka të ngjarë të llogarisë tek ai edhe për disa vite në vazhdim.


Marrëveshja e tij aktuale skadon pas tre vjetësh dhe sulmuesi polak nuk ka ndërmend të largohet më parë.

Lista me futbollistët që e kanë fituar më së shumti çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për edicionin 2022/23
Lexo po ashtu Lista me futbollistët që e kanë fituar më së shumti çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për edicionin 2022/23

“Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Sport.

“Vetëm pasi të përfundojë kontrata ime, do të filloj të pyes veten nëse dua të vazhdoj të luaj”.

“Arabia Saudite? Sot jam i lumtur në Barcelonë. Ndihem sikur jam në një klub që më përshtatet. Kështu që unë dua të përmbush kontratën time atje”, përfundoi ylli polak.

Lista me 20 lojtarë: Renditen favoritët e Topit të Artë për vitin 2023
Lexo po ashtu Lista me 20 lojtarë: Renditen favoritët e Topit të Artë për vitin 2023

Lewandowski do të jetë 37 vjeç në kohën kur i skadon kontrata e tij me Barcelonën, moshë kur ai mund të vendosë të varë këpucët.

Megjithatë, ai do të ndihet se mund të luajë në nivelin më të lartë deri atëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori