Ish-futbollisti i njohur rumun, Iosif Rotariu, tani 60-vjeçar, ka thënë se lojtarët e kombëtares rumune treguan mungesë respekti, kur festuan anulimin e golit të Kosovës në barazimin 0-0.
Rotariu beson se, nëse fusha e lojës në Prishtinë do të ishte në kushte normale, shanset e Rumanisë do të ishin zvogëluar ndjeshëm, pasi sipas tij ka diferenca në vlerë mes dy skuadrave.
“Ishte një ndeshje me më shumë angazhim fizik, fusha nuk lejonte asgjë tjetër. Jemi përshtatur mjaft mirë dhe mendoj se pikën që morëm është e merituar. Mund të jemi të kënaqur me këtë pikë, duke qenë se kosovarët kishin më shumë, krijuan më shumë raste shënimi”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/975975-iordanescu-rotariu.jpg)
“Po të kishte qenë fusha më e mirë, kosovarët do të kishin përparësi sepse kanë lojtarë më të mirë”, ka thënë Iosif Rotariu për “Digi Sport Special”.
Rotariu që ka bërë karrierë te Galatasaray dhe klubet kryesore rumune, ka vazhduar analizën e tij dhe i është referuar edhe momentit kur tre futbollistët e Rumanisë festuan pasi VAR-i anuloi golin e Kosovës.
“Ishte një reagim i pavend. Të gëzohesh për një gol të anuluar të kundërshtarit, sidomos ndaj Kosovës. Ishte një reagim i disa lojtarëve me një nivel mjaft të ulët. Në kontekstin në të cilin e kam parë lojën, nuk jam optimist për shanset për kualifikim ”, ka përfunduar Iosif Rotariu.
Futbollistët Andrei Burca, Valentin Mihaila dhe Marius Marin, ishin ata që festuan shumë kur u anulua goli.
Edhe gazetari Narcis Drejan e kishte vlerësuar si të tepruar gëzimin e lojtarëve rumunë pas momentit të anulimit të golit.
“Nuk kam parë kurrë në historinë e futbollit të jesh aq i lumtur që anulohet goli i kundërshtarit. Nuk kam parë kurrë në jetë, mendoni se rezultati ishte kundër, ishte 1-0 për ne!”.
“Bëhet fjalë për mungesë edukimi, për mungesë respekti përballë kundërshtarit. Mos e bëni këtë! Nuk e kam parë kurrë më parë! Dukeshim sikurse fituam Ligën e Kampionëve vëllezër!”, ka thënë Drejan në “DigiSport Matinal”.
Kosova edhe pse krijoi më shumë nuk arriti më shumë se një barazim 0-0. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-5-380x233.jpg)
"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar
![Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-30-113526-380x233.jpg)
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i
![Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-1-380x233.jpg)
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës
![Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-29-210848-380x233.png)
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
![Ekspertët e futbollit shpërthejnë në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/var-1-380x233.png)
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit