LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Rumanisë i lumtur me barazimin ndaj Kosovës, përgëzon futbollistët

Trajneri i Rumanisë i lumtur me barazimin ndaj Kosovës, përgëzon futbollistët

Përzgjedhësi Edward Iordanescu ka deklaruar të premten mbrëma e se kombëtarja rumune ka marrë një pikë të madhe në udhetim te Kosova, pas barazimit 0-0 në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”.

Iordanescu beson se “trengjyrëshit” iu përgjigjën mirë kushteve të lojës, treguan se kanë karakter dhe dinë të vuajnë.


“Nuk e ndjeva se ishte dita ime, ishte gjëja më pak e rëndësishme. Është një pikë e fituar me vështirësi, e arritur me shumë përkushtim. Është një rezultat i rëndësishëm, i përgëzoj djemtë e mi”, ka thënë fillimisht Iordanescu pas ndeshjes.

Hedhje e fishekzjarrëve dhe brohoritje “Kosova është Serbi”, arsyeja e dëbimit të tifozëve të Rumanisë nga stadiumi
Lexo po ashtu Hedhje e fishekzjarrëve dhe brohoritje “Kosova është Serbi”, arsyeja e dëbimit të tifozëve të Rumanisë nga stadiumi

“Mendova se ndeshja ishte për 3 pikë. E dija se do të ishte e vështirë, kishim edhe rrjetën e sigurisë për të marrë vetëm një pikë. Duam të ishim më proaktivë, por duhej të ripozicionoheshim”.

“Ndryshuam rreth tre lojtarë për t’iu përshtatur kushteve të lojës. Skuadra u përgjigj mirë”.

“Sigurisht, Zoti e përcakton motin, por nikoqirët nuk bënë përpjekje për terrenin”.

“Skuadra tregoi se ka karakter, se di të vuajë dhe dalëngadalë po formojmë një grup të mirë”.

“Sfidë do të jetë udhëtimi i radhës dhe rikuperimi për ndeshjen me Zvicrën”.

“Kisha disa emocione për të futur Ianis Hagi në këtë fushë. Isha i lumtur që hyri mirë”, përfundoi trajneri rumun. /Telegrafi/