LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Duke sanksionuar aleatin demokrat dhe mbështetur autokratin Vuçiq, SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë

Joseph: Duke sanksionuar aleatin demokrat dhe mbështetur autokratin Vuçiq, SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka analizuar situatën aktuale politike në Kosovë.

Joseph konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke krijuar një krizë në Kosovë.

Kështu ai ka marrë shembull rastin e Ukrainës në raport me Rusinë.


“Nëse dikush mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ai është Volodymyr Zelensky. Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë rusëve etnikë autonomi dhe Zelensky do të bëjë menjëherë tre pyetje: A do të pranojnë rusishtfolësit që të jetojnë në Ukrainë, jo në Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe a do të na lejojë përfundimisht dhënia e autonomisë të anëtarësohemi në NATO?”, ka pyetur Joseph.

Sipas tij, paaftësia e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjev të njëjta edhe në rastin e Kosovës e Serbisë, është arsyeja prapa “luftës” mes perëndimorëve dhe kryeministrit Kurti.

“Në vend që ta shikojnë autonominë në mënyrë strategjike – siç do ta bënte Zelensky, dhe siç bën presidenti rus Vladimir Putin – zyrtarët e administratës së Biden janë po aq dogmatikë sa kryeministri i Kosovës që ka tërhequr zemërimin e Perëndimit”, thotë ai.

“Është gjithashtu një gabim i rëndë. Washingtoni dhe Brukseli janë fajtorë të përbashkët për krizën, duke përfshirë dhunën e paramenduar të ushtruar nga serbët kundër paqeruajtësve të NATO-s. Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, ndërsa përshëndetet një autokrat manipulues, pro-rus si një “partner më i mirë [ i SHBA-së]””.

Joseph ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb.

“I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka nënshkruar një mirëkuptim me Vuçiqin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili ka ringjallur nacionalizmin “serb të madh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit janë në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë kap qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë”, deklaroi njohësi i Ballkanit Perëndimor.

Ai shton se ajo duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiqit.

“Marrëdhënia serbo-ruse vazhdon përballë votave simbolike dhe egoiste të Beogradit të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të organizuar nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë rrugën e tyre në të gjithë Ballkanin”, tha ai.

Joseph konsideron se Putin beson se ai, jo Perëndimi, po fiton në Ballkan, me kosto shumë të ulët, pasi “Nga këndvështrimi i Kremlinit, çrregullimi në një rajon ku Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë avantazhin strategjik është provë se administrata e Bidenit nuk di si të ushtrojë pushteti”.

“Alter egoja pro-ruse e Vuçiqit, shefi i inteligjencës, Aleksandar Vulin sapo mori pjesë në një konferencë të madhe të sigurisë në Moskë, “duke sinjalizuar për qendrat e fuqisë perëndimore se Serbia ka një alternativë [ruse] “. Serbia mbetet vendi i vetëm evropian – përveç Bjellorusisë aleate të Kremlinit – që nuk e sanksionon Rusinë”, shprehet më tej.

Profesori amerikan thotë se nëse Vuçiq – pa armë bërthamore apo rezerva masive të naftës dhe gazit – mund të ngatërrojë Perëndimin, atëherë po ashtu edhe Putini e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është mundësues për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të nxitur nga Beogradi.

“Me bindje gati fetare, zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si graalin e shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, dhënia e Asociacionit për serbët e Kosovës – pa avancuar njohjen e Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s – është një propozim i rrezikshëm. Nuk është rastësi që Rusia gjithashtu përkrah skemën e autonomisë serbe, në të njëjtën gjuhë ungjillizuese si zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së”, tha Joseph në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori