LAJMI I FUNDIT:

Jack Grealish e pranon se nuk ka fjetur që kur fitoi Ligën e Kampionëve, më pas e quan veten një gjeldeti

Jack Grealish e pranon se nuk ka fjetur që kur fitoi Ligën e Kampionëve, më pas e quan veten një gjeldeti

Mund të mos jetë aq befasuese për shumë njerëz që e lexojnë këtë, por gjithsesi është e vërtetë. Jack Grealish nuk ka fjetur asnjë minutë që kur Manchester City ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.

Kjo është sipas vetë yllit anglez, i cili foli rreth dy ditëve të fundit gjatë një parade kaotike pas fitimit të tripletës që e shfaqi atë në një gjendje shumë të disponuar nga pija.

Pasi pranoi se humbi zërin e tij pasi festoi pas fitores së tyre 1-0 ndaj Interit, Grealish vazhdoi ta jepte disa deklarata interesante.


“Ka qenë dita dhe nata më e mirë e jetës sime. Sinqerisht nuk mendoj se kam fjetur”, deklaroi Grealisht, përpara se ta quante veten “një gjeldeti që ka nevojë të ushqehet” gjatë një paraqitjeje në skenë.

‘Të lutem mos shko!’ - Jack Grealish xhirohet duke e lutur Bernardo Silvan të mos largohet
Lexo po ashtu ‘Të lutem mos shko!’ - Jack Grealish xhirohet duke e lutur Bernardo Silvan të mos largohet

Pak çaste më vonë, shoku i skuadrës Kalvin Phillips u shfaq duke derdhur pak vodka në gojën e tij ndërsa lojtarë si Kyle Walker dhe Bernardo Silva e brohorisnin emrin e tij.

Anglezi 27-vjeçar, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Cityt këtë sezon, po kalonte momentin e jetës së tij gjatë gjithë ngjarjes të së hënës, me pamjet e fansave të shpërndara shumë në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shikoni disa nga momentet më interesant ku Grealish ishte i përfshirë në festë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori