Shqiprim Arifi ka deklaruar se nuk do të paraqitet pranë gjykatës dhe nuk do ta pranojë dënimin që do t’i shqiptohet. Ai ka theksuar se javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin kufitar i njohur si Dheu i Bardhë, pa asnjë sqarim.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë ditës ka deklaruar se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor.
Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, Arifi ka deklaruar se nuk do të paraqitet para gjykatës dhe nuk do ta pranojë dënimin që do t’i shqiptohet.
“Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, kanë filluar edhe gjërat të zhvillohen në komunën e Preshevës dhe në këtë kontekst jam ftuar nga Gjykata serbe për t’u paraqitur sepse e kam vendosur flamurin shqiptar në godinën e komunës dhe kjo ftesë është një nga mekanizmat e Serbisë që të na bëjë neve të qetë, të ndalemi nga aktiviteti jonë politik por edhe për të na heshtur në drejtim të kritikave tona të cilat i kemi ndaj Serbisë”.
“Jo nuk e pranoj dënimin të cilin mundohen të shqiptojnë ndaj meje, e shoh si të padrejtë, flamuri kombëtar nuk është diçka që duhet t’i frikësojë e nënçmojë Serbinë. Ne nuk kemi arsye të jemi të mbaruar para botës, sepse s’kemi bërë gjenocid, s’kemi masakruar, kemi mbrojtur fëmijët e pronat tona, prandaj nuk e pranoj këtë ftesë. Flamuri kombëtar është larguar, por çdo herë më 28 nëntor vazhdon të qëndrojë aty”, shtoi ai.
Arifi ka theksuar se javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin kufitar i njohur si Dheu i Bardhë, pa asnjë sqarim.
“Javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin Dheu i Bardhë, 24 orë në arrestim, pa asnjë sqarim, administrata komunale e ka pasur një vërshim edhe të ditëve të fundit të inspektorëve republikanë në fusha të ndryshme ku ata kanë bërë reprezalje në administratën komunale. Inspektorët kanë mbyll disa biznese të vogla në komunën e Preshevës, duke i dënuar ata me fatura të larta”.
Sipas tij, është e qartë që këto mekanizma që i përdor Serbia, po i përdor si hakmarrje ndaj Luginës.
“Qytetarët nuk kanë ku ankohen, prandaj jam kritik ndaj Prishtinës dhe Tiranës. Prishtina ka dështuar të na mbrojë neve, ka dështuar të ngre paralelizmin me serbët në Kosovë dhe mes neve në Luginë. Jemi si jetimë, kur je si jetim harrohesh por besoj që gjithçka kthehet”, përfundoi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend