LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet te Real Madridi, Vini Jr dhe Rodrygo marrin numrat legjendarë 

Ndryshimet te Real Madridi, Vini Jr dhe Rodrygo marrin numrat legjendarë 

Real Madridi ka mbetur pa kapitenin Karim Benzema i cili është larguar në drejtim të Arabisë Saudite.

Por ndryshime të tjera pritet të ndodhin në ekipin e Los Blancos për sezonin e ri.


Gjithsesi te Reali kanë ndodhur edhe ndryshimet e numrave në fanellë.

Dy yjet brazilianë, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior kanë marrë numrat e ri që do t’i bartin në sezonin e ri.

Rodrygo e kishte sezonin e kaluar numrin 21, derisa në të riun do ta bartë fanellën me numër 11.

Në anën tjetër Vinicus Jr që ka bartë fanellën me numrin 20, nga sezoni i ri do ta bartë numrin 7, numër që është bartur nga legjendat si Cristiano Ronaldo apo Raul Gonzales. /Telegrafi/