LAJMI I FUNDIT:

Dardanët vazhdojnë punën intensive, Topalli e Krasniqi të lumtur me ftesën dhe optimistë për rezultate pozitive

Dardanët vazhdojnë punën intensive, Topalli e Krasniqi të lumtur me ftesën dhe optimistë për rezultate pozitive

Përfaqësuesja dardane ka mbajtur sot paradite stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali nën reshjet e shiut, të cilat kanë sjellë freski tek lojtarët. Përzgjedhësi Alain Giresse ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa së bashku me stafin e tij krahas ushtrimeve të zakonshme fizike dhe atyre me top, ka punuar në tranzicion të ekipit nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit dhe anasjelltas.

Përkushtimi i Dardanëve në stërvitje është maksimal, derisa dëshira që në dy ndeshjet e radhës të marrin rezultat pozitiv është e madhe, të vetëdijshëm për faktin se vetëm në këtë mënyrë mbesin në garë për kualifikim në Euro 2024.

Dy të grumbulluarit për herë të parë në Kombëtare për ndeshje zyrtare, Jetmir Topalli dhe Ermal Krasniqi janë shprehur të lumtur që janë pjesë e grumbullimit për dy përballjet shumë të rëndësishme kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.


“Më të vërtetë është ndjenjë e mirë të jem këtu dhe i falënderoj për ftesën përzgjedhësin dhe Federatën, e gjithashtu i falënderoj lojtarët për pritjen shumë të mirë. Ndihem sikur të isha për kohë të gjatë pjesë e Kombëtares. Jemi si familje dhe jam shumë i lumtur dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjendja e ekipit është e mirë, jemi duke u përgatitur maksimalisht me ritëm të ngadaltë, por në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj që në ndeshjen ndaj Rumanisë ta bëjmë atë që dimë më së miri. Objektivat tona tashmë dihen dhe do të futemi në lojë me objektiv të qartë për të fituar si në ndeshjen ndaj Rumanisë ashtu edhe ndaj Bjellorusisë. Kështu që të gjithë lojtarët jemi të vetëdijshëm se duhet të futemi për ta fituar ndeshjen dhe do ta bëjmë maksimumin për ta arritur një gjë të tillë. Pres nga ‘Dardanët’ të jenë në numër sa më të madh në stadium e të na përkrahin, e ne ta kryejmë punën tonë që t’i bëjmë ata të lumtur”, ka thënë Topalli.

Ndërkaq, Ermal Krasniqi ka thënë se ftesa nga Kombëtarja ka qenë një ndjenjë e veçantë. “Është ëndërr për çdo futbollist të luaj për shtetin e tij. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe lojtarët po duken në formë. Mezi presin ditën e ndeshjes dhe janë të motivuar maksimalisht dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultate pozitive nga këto dy ndeshje. Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë, sepse është treni i fundit për ne dhe duhet ta japim të gjithë maksimumin për të arritur rezultatin pozitiv. Do të hyjmë në fushë të fitojmë ndeshjet për t’i gëzuar ‘Dardanët’, sepse ata janë lojtari i 12-të për neve në fushë”, ka potencuar Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

Përfaqësueset
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te

Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Ligat tjera
Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin

Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool

FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool

Premier League
Kalo në kategori