LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon se ka biseduar në telefon me Lulzim Hetemin: Ishte i shqetësuar se mos po lëshoj pe

Kurti tregon se ka biseduar në telefon me Lulzim Hetemin: Ishte i shqetësuar se mos po lëshoj pe

Në mbledhjen e 51-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tregoi një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin i cili ndodhet në objektin e komunës tash e dy javë.

“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, tha Kurti.


Kurti: Në veri kishte tendenca për shembjen e sistemit tonë shtetëror, mbesim aleat i pakompromis i SHBA-së dhe BE-së
Lexo po ashtu Kurti: Në veri kishte tendenca për shembjen e sistemit tonë shtetëror, mbesim aleat i pakompromis i SHBA-së dhe BE-së

Kryeministri ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën profesionale, derisa ka theksuar se Kosova asnjëherë as nuk synon e as nuk e ka në tekstet themeltare të saj si shtet, diskriminimin e dikujt.

“Komuniteti serb në Kosovë ka të drejta të zgjeruara. 4% e popullësisë janë serb dhe qeverisin në rreth 27% të komunave apo 10 prej 38 komunave në Kosovë”, tha Kurti. /Telegrafi/