LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja thotë se do t’ia japë Ukrainës aeroplanin rus të konfiskuar An-124

Kanadaja thotë se do t’ia japë Ukrainës aeroplanin rus të konfiskuar An-124

Kryeministri kanadez Justin Trudeau premtoi të shtunën se do t’ia dorëzojë Ukrainës një aeroplan mallrash rus An-124 të sekuestruar.

“Sot, përmes legjislacionit që miratuam, ne po konfiskojmë këtë aeroplan që ishte në pronësi të Rusisë dhe po fillojmë procesin e transferimit të këtij aseti në Ukrainë, në mënyrë që të mos përdoret më kurrë nga Rusia në mbështetje të luftës”, tha Trudeau gjatë vizitës së tij në Kiev, transmeton Telegrafi.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, aeroplani transportues që i përkiste një kompanie ajrore ruse, mbërriti në Toronto më 27 shkurt të vitit të kaluar duke transportuar një ngarkesë me teste të COVID-19 nga Kina. Aeroplani, i cili u mor me qira nga qeveria kanadeze, mbërriti dy orë përpara se autoritetet e vendit të Amerikës së Veriut të mbyllnin qiellin për fluturimet ruse për shkak të situatës në Ukrainë.


Aeroplani ka mbetur në Kanada dhe tani do të transportohet në Ukrainë.

Oleg Stepanov, ambasadori rus në Kanada e quajti këtë vendim për transportimin e aeroplanit në Ukrainë si të “paligjshëm” dhe “vjedhje të zakonshme” në një intervistë për TASS të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori