LAJMI I FUNDIT:

Dellçeva e vërshuar pas stuhisë së mbrëmshme, Këshilli i komunës shpalli fatkeqësi natyrore nga vërshime

Dellçeva e vërshuar pas stuhisë së mbrëmshme, Këshilli i komunës shpalli fatkeqësi natyrore nga vërshime

Këshilli i Komunës së Dellçevës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme ka shpallur fatkeqësi natyrore për shkak të vërshimeve dhe breshërit. Në seancë u mor vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve, si dhe konkluzion për publikimin e thirrjes publike përmes së cilës qytetarët do të njoftohen për procedurën e raportimit të dëmeve.

Me rastin e vlerësimit dhe përcaktimit të masës së dëmit, siç theksoi kryetari i Këshillit, Goce Popov, Komisioni do të zbatojë Metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet tjera.


“Dëmet e vlerësuara regjistrohen nga Komisioni në formularët dhe tabelat e përcaktuara sipas Metodologjisë. Në punën e tij, komisioni do të bashkëpunojë me organet kompetente shtetërore, institucionet shkencore dhe profesionale dhe nëse është e nevojshme do të angazhojë edhe ekspertë fusha përkatëse pas marrjes së pëlqimit paraprak nga kryetari i Komunës së Dellçevës. Vlerësimi dhe përcaktimi i masës së dëmit përfshin llojin, vëllimin dhe masën e dëmit të shprehur në natyrë dhe tregues të vlerës, sipas sipërfaqes, veprimtarisë, pronës, pronësisë, kohës dhe arsyes së paraqitjes së dëmit”, tha Popov.

Komisioni për punën e tij është i obliguar të përgatisë Raport për vlerësimin e dëmeve në formë të raportit në përputhje me Metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe ta dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Komunës së Dellçevës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Vendim, siç është shtuar në Këshill, hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Komunës së Dellçevës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori