Për muajt shkurt, mars, prill dhe maj, asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës nuk është paguar për rrezikshmërinë në punë. Pos kësaj, për muajin e kaluar policët janë kompensuar vetëm për 60 orë të punës jashtë orarit, ndërsa numri i orëve për disa njësi të policisë është edhe tre shifror. Nga institucionet përkatëse arsyetimi mbetet i njëjtë. Sipas tyre kompensimi do të bëhet në mënyrë retroaktive, në momentin kur komisioni do të përfundojë shqyrtimin e të gjitha kërkesave.
Në pjesën veriore e kudo që kërcënohet siguria, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk kursejnë asgjë, madje as jetën.
Sa herë që ka kriza në komunat veriore, ata qëndrojnë nga 24 orë në krye të detyrës, punë që po e bëjnë edhe aktualisht.
Me rrezikun përballen çdo moment, por për rrezikshmërinë nuk janë paguar asnjë cent qe katër muaj.
“Që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri të Pagave, që nga muaji shkurt ne pranojmë pagat sipas ligjit të ri. Dhe që nga atëherë shtesa e rrezikshmërisë nuk është ekzekutuar për Policinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.
Përpos që nuk e dinë datën se kur do t’i marrin shtesat, nuk e dinë as vlerën e tyre. Para muajit shkurt maksimumi i pagesës për rrezikshmërinë ishte 215 euro.
Zeqiri paralajmëron se si sindikatë nuk përjashtojnë as hapa radikal.
“Jemi policia e vetme në botë që nuk kemi sigurim shëndetësor, dhe jetësor. Jemi policia e vetme që nuk kemi ligj të pensionimit. Jemi e vetmja Policia që shumicat nuk na paguhet shujta, rrugëtimi, një shpërblim i një page”, ka vijuar Zeqiri.
Këto nuk janë të vetmet dallime me Policitë e rajonit.
Për muajin maj pjesëtarët e këtij institucioni nuk janë paguar për orarin e plotë shtesë, ata kanë marrë para vetëm për 60 orë shtesë.
Njësitet e trafikut këtë muaj shumica kanë të paktën 90 orë jashtë orarit, ndërkaq njësitet speciale në veri mund të kenë mbi 300 orë jashtë orarit tetë orësh.
Ekspertët e sigurisë thonë se asnjë Qeveri nuk ka ofruar zgjidhje të këtyre problemeve, të cilët mund të rëndohen edhe më shumë pas liberalizimit të vizave.
“Ata do të gjejnë punësim, do të gjejnë punësim edhe brenda edhe jashtë. Ne nuk guxojmë t’i humbim gjithë këtë edukim që e kemi bërë për zyrtarët policorë, me këtë praktikë që e kanë dhe normal këtë bagazh dhe performancë. Për këtë arsye apeloj edhe një herë, zgjidheni problemin para se të jetë vonë, zgjidheni situatën”, ka thënë Nuredin Ibishi.
Problemet nuk po zgjidhen, por nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë në mënyrë intensive në këtë drejtim. Përgjigja është e njëjta sikurse në të kaluarën, komisioni është ende duke punuar dhe duke trajtuar të gjitha kërkesat e pranuara.
“Ekzekutimi i këtyre shtesave do bëhet në momentin kur komisioni të përfundojë me shqyrtimin e të gjitha kërkesave të pranuara nga institucionet. Policët do të kompensohen, dhe kompensimi i këtyre shtesave do bëhet në mënyrë retroaktive, për të gjithë muajt që nuk janë ekzekutuar këto shtesa, qysh nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga në Sektorin Publik”, thotë ministria e Punëve të Brendshme.
RTV Dukagjini merr vesh se vetëm këtë vit, pra për pesë muaj, 40 policë e kanë lënë unifromën e policisë, të gjithë prej tyre shqiptarë. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdes personi që u rrëzua nga objekti ku punonte, arrestohet pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Abdixhiku: SHBA-të do të mbesin aleat i përhershëm strategjik i Kosovës
Grubi do të ligjërojë gazetari, Osmani kthehet në profesionin e mjekut, ndërsa Gërkovska në MPB – çfarë do të punojnë ish-ministrat
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës
Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden