LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, avokati Lokaj: S’ka provë bindëse për akuzën ndaj klientit tim

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, avokati Lokaj: S’ka provë bindëse për akuzën ndaj klientit tim

Seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, e caktuar të mbahej sot, është anuluar për shkak të mossigurimit të provave të propozuara në aktakuzë nga Prokuroria ndaj mbrojtjes.

Mbrojtësi i njërit nga të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, avokati Sylë Lokaj, në RTV Dukagjini ka thënë se kjo seancë është anuluar për shkak se nuk mund të procedohet tutje pa u siguruar të gjitha dëshmitë.


“Nuk mund të procedohet pa të gjitha dëshmitë, nuk mund të deklaroj për fajësinë e anasjelltas të klientit për aktakuzat që i janë ngritur. Provat i kemi marrë në CD, nga kontrolli i CD-ve kemi parë se shumica e deklaratave të dëshmitarëve nuk janë të përfshira në CD, do ta hetojmë. Prokurori na i ka siguruar tri CD me tre dëshmitarë, nuk kanë qenë të gjitha dëshmitë që i kemi kërkuar”, ka thënë Lokaj.

Ai gjithashtu konfirmoi që më datë 5 qershor, përmes parashtresës, kishte njoftuar përsëri gjykatën, kryetaren e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova, për sigurimin e provave të propozuara në aktakuzë që nuk i janë dorëzuar.

Tutje, Lokaj ka thënë se nuk ka prova bindëse që mund ta ndërlidhin klientin për veprën penale për të cilën akuzohet.

“Është herët të deklarohem për këtë, por nuk ka prova bindëse që mund ta ndërlidhin klientin për veprën penale për të cilën akuzohet”, ka vijuar Lokaj.

Seanca e radhës pritet të mbahet pasi Prokuroria t’ia sigurojë të gjitha provat e propozuara në aktakuzë mbrojtjes.

Ndryshe, në konferencën për media të 5 majit 2023, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, kishte konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj, për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndaj Halil Mehmetaj për shtytje në kryerje të veprës penale.

Tre persona kishin mbetur të vdekur dhe një ishte plagosur nga sulmi me armë zjarri që kishte ndodhur mbi autobusin me udhëtar në fshatin Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor të vitit 2021.

Dy nga të vdekurit ishin nxënës, ndërsa personi i tretë sipas të dhënave zyrtare nga Policia në Pejë, ishte drejtuesi i autobusit.

Ngjarja që ndodhi në Gllogjan në nëntor të vitit 2021 ishte konsideruar tronditëse edhe për opinionin publik.

Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes derisa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan.

Për këtë rast ishin arrestuar tre persona. Arrestimi erdhi vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori