LAJMI I FUNDIT:

Mesiq: RMV-të duhet ndihmuar, është e pjekur për hyrje në BE

Mesiq: RMV-të duhet ndihmuar, është e pjekur për hyrje në BE

Stipe Mesiq – ish-presidenti i Kroacisë në një intervistë për televizionin “Sitel” tha se “Maqedonia duhet ndihmuar që të hyjë më shpejt në strukturat evropiane, sepse kur je brenda mund t’i zgjidhësh më lehtë çështjet ekonomike.

“Prandaj autoritetet aktuale maqedonase duhet të ushtrojnë presion, sepse atë që ka arritur Kroacia dhe vendet e tjera, nuk ka arsye pse nuk mund ta arrijë edhe Maqedonia e Veriut”, thotë Mesiq.


Ai thekson se Maqedonia është gati për hyrje në BE.

Sipas tij, problemi është se për shkak të një shteti do të duhet të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Mesiç pajtohet me qytetarët maqedonas, ndaj mendon se e gjithë kjo është “mesazh për BE-në se duhet të angazhohet më shumë për të arritur qëllimet e atij komuniteti”.

“Krijuesit e BE-së donin të përjashtonin luftën si mjet politik, të hapnin kufijtë, të mos kishin arsye për të bërë presion mbi asnjë vend nëse kufijtë janë të hapur. Nëse çdo komb në një Evropë të bashkuar zhvillohet në korpusin e tij kulturor, kufiri nuk do t’i shqetësojë ata, atëherë pse të luftojmë për kufijtë dhe pse t’i bëjmë problem. Për mua më e rëndësishmja është që të mbizotërojë interesi evropian dhe pastaj të zgjidhet gjithçka tjetër”, tha Mesic.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori