LAJMI I FUNDIT:

Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës dhe KFOR-i vazhdojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale.

Dy ditët e fundit në veri numri i protestuesve ka qenë i vogël, krahasuar me ditët paraprake, transmeton Telegrafi.

Serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.


Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

Thirrje për ç’tensionim të  situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale.

“Një herë duhet të largohen për në Serbi ose të arrestohen në Kosovë, ata ekstreminist kriminel, të strukturave ilegale, pra duhet njëherë të largohen ose të burgosen e vetëm më pastaj ne mund ta konsiderojmë zvogëlimin e policëve nëpër komuna, kjo është e rëndësishme. E dyta, kam theksuar në disa intervista që po të ishte proteste paqësore e qytetarëve që duan zgjedhje të parakohshme se legjitimiteti na paska qenë i ulët në këto zgjedhje, jo që i kisha dëgju por i kisha mirëkuptu, por protestat me thirrje “vrite, vrite” ku sulmohen ushtarët e NATO-s, Policia dhe gazetarët këtu nuk ka tolerim”, ka deklaruar kryeministri ditë më parë.

Për zhvillimet e fundit ka pasur reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë akuzuar kryeministrin Kurti për prishje të raporteve me SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori