LAJMI I FUNDIT:

Ilkay Gundogan thyen rekordin e golit më të shpejtë në histori të finales së FA Cup

Ilkay Gundogan thyen rekordin e golit më të shpejtë në histori të finales së FA Cup

Ilkay Gundogan zuri në befasi Manchester Unitedin kur shënoi golin më të shpejtë në finalen e FA Cup në vetëm 12 sekonda për të hapur rezultatin për Manchester Cityn.

Në një fillim dramatik në Wembley, mesfushori gjerman lëshoi një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës, duke i kaluar Citizens në epërsi në Wembley.


Ndërsa Victor Lindelof u përpoq të largonte topin, ai u shmang nga Kevin de Bruyne dhe Gundogan e dërgoi topin në këndin e sipërm.

Man City i shënon Unitedit qysh në minutën e parë të finales së FA Cup
Lexo po ashtu Man City i shënon Unitedit qysh në minutën e parë të finales së FA Cup

32-vjeçari ka qenë në formë madhështore për Cityn gjatë muajve të fundit, duke u rritur në momente të rëndësishme pasi fituan titullin e Ligës Premier për të tretin sezon radhazi.

Gundogan shënoi dy gola në fitoret vendimtare ndaj Leeds dhe Everton, teksa përmbysën një deficit prej tetë pikësh ndaj Arsenalit dhe fituan trofeun e tyre të parë në kërkimin për tripletën historike.

Finalja e FA Cup: Barazohet rezultati në Wembley
Lexo po ashtu Finalja e FA Cup: Barazohet rezultati në Wembley

Megjithatë, Bruno Fernandes barazoi nga penalltia për United pas një vendimi të diskutueshëm të lojës me dorë nga Jack Grealish.

Nëse City mund të dalë fitimtar sot, ata më pas udhëtojnë në Stamboll për t’u përballur me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve fundjavën e ardhshme, pasi synojnë të bëhen skuadra e parë dhe e vetme që nga United në 1998-99 që fiton tripletën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori