LAJMI I FUNDIT:

Donis Avdijaj drejt rikthimit në Gjermani, tre skuadra duan shërbimet e tij

Donis Avdijaj drejt rikthimit në Gjermani, tre skuadra duan shërbimet e tij

Huazimi në Austri i ka sjell fat, por i ka rikthyer edhe formën më të mirë Donis Avdijajt.

Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës austriake TSV Hartberg si huazim ga Zurichu ku ka shkëlqyer nga janari deri më tani.


Në 16 ndeshje zyrtare, Avdijaj realizoi shtatë gola dhe dhuroi pesë asistime duke shkëlqyer në elitën e futbollit austriak.

Sky Sport Gjermani ka raportuar se Avdijaj mund të rikthehet në futbollin gjerman, pasi tre skuadra kanë shprehur interesim për të.

Avdijaj po rikthen karrierën në vijë, shënon dhe asiston në fitoren e Hartberg
Lexo po ashtu Avdijaj po rikthen karrierën në vijë, shënon dhe asiston në fitoren e Hartberg

“Në Gjermani jetohet për futboll për shkak të profesionalizmit dhe tifozëve. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh lojtar i ndonjë klubi në atë shtet”, ka thënë Avdijaj për Sky.

St Pauli dhe Hertha Berlin e duan atë në Bundesliga 2, derisa Werder Bremen ka shfaqur interesim që ta rikthejë në elitën e futbollit gjerman sulmuesin kosovar.

Avdijaj është nën kontratë me klubin zviceran Zurich deri në qershor të vitit 2025.

Ai më parë në Gjermani ka luajtur vetëm për Schalke 04 derisa ka ndërruar disa skuadra si Sutrm Graz, Roda Jc, Willem II, Trabzonspor, Hearts, Emmen dhe AEL Limassol. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori