LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i ri në Belgorod, kundërshtarët e Putinit: Rusia do të jetë e lirë

Shpërthim i ri në Belgorod, kundërshtarët e Putinit: Rusia do të jetë e lirë

Pamjet e një shpërthimi të ri të madh në rajonin rus të Belgorodit u shfaqën në rrjetet sociale.

Legjioni i Rusisë së Lirë, një grup rusësh që kundërshtojnë regjimin e Vladimir Putinit dhe që luftojnë brenda rajonit, publikoi një video të shpërthimit në Twitter.


Blinken: Armëpushimi do ta lejonte Putinin të pushonte, të riarmatosej dhe të risulmonte
Lexo po ashtu Blinken: Armëpushimi do ta lejonte Putinin të pushonte, të riarmatosej dhe të risulmonte

“Videoja tregon rezultatin e përqendrimit të trupave armike në qytet. Le të vazhdojmë. Rusia do të jetë e lirë”, shkruan ata.

Belgorod është një objektiv i shpeshtë i sulmeve këto ditë. Kujtojmë se dy persona kanë humbur jetën në mëngjesin e sotëm nga granatimet e rajonit të Belgorodit në Rusi. Artileria goditi një rrugë në qytetin Maslova Pristan pranë kufirit me Ukrainën dhe copëzat goditën veturat që kalonin, tha guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov.

Në një automjet, dy gra vdiqën nga plagët e marra në vendin e ngjarjes dhe dy persona të tjerë u plagosën, shtoi ai.

Një njësi e forcave speciale ruse është dislokuar në rajonin kufitar të Belgorodit në Rusi për shkak të aktivitetit partizan, tha sot Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës.

“Për shkak të luftës kundër lëvizjes partizane, një detashment i qendrës 322 të SOF Senezh ruse mbërriti në rajonin e Belgorodit”, njoftoi qendra.

“Rusët kanë aq frikë nga partizanët saqë ndaluan urgjentisht të gjitha operacionet e kësaj njësie elitare dhe e vendosën atë në vendbanimet kufitare të rajonit të Belgorodit. Detyra e njësisë është të kryejë aktivitete kundër-sabotazhi në kufirin rus”, shtuan ata.

Ndryshe, shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar ditë më parë se ka frikë se do të vjen dita kur duhet ta mbrojnë Rusinë nga sulmet e ndryshme brenda territorit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori