LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i bashkohet garës për Bruno Guimaraes

Liverpooli i bashkohet garës për Bruno Guimaraes

Bruno Guimaraes mund të jetë largimi i madh nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori brazilian ka shkëlqyer me fanellën bardhezi dhe ka qenë një lider në mesfushën e skuadrës së Eddie Howe.

25-vjeçari mund të largohet pasi klube të mëdha janë vënë pas tij, fillimisht Barcelona e tani edhe Liverpooli.


Newcastle United mund të detyrohet ta shes yllin e tyre në mënyrë që mos të ketë penalizime për ‘Fair Play Financiar’.

Liverpool është gati të bëj një ofertë të lartë për transferimin e brazilianit në Anfield.

Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë Guimaraesin dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të shpenzojnë për ta pasur atë në skuadër për sezonin e ri.

Reprezentuesi brazilian këtë edicion në 40 ndeshje zyrtare ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Newcastle United mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre nëse paguhet një shumë prej 100 milionë eurove. /Telegrafi/